Skulpturës së shëmtuar të Melania Trump në Slloveni i vihet zjarri Ditën e Pavarësisë së SHBA

Skulpturës së shëmtuar të Melania Trump në Slloveni i vihet zjarri Ditën e Pavarësisë së SHBA

13:37, 09/07/2020
A+ Aa A-

Një skulpturë druri të çuditshme të Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump, në Slloveni,  i është vënë zjarri dhe ajo është hequr nga vendi ku ishte.

Brad Downey, artisti amerikan që porositi statujën, tha se skulptura u vu në shënjestër më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA.

Artisti që jeton në Berlin bëri që që statuja e djegur  të hiqej ditën tjetër.

Policia i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishin filluar një hetim.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Skulptura e zonjës Trump, e cila mund të përshkruhet  vetëm si një përngjasim i papërpunuar me figurën e Zonjës së Parë amerikane, ishte gdhendur në dru në periferi të Sevnica, në vendlindjen e saj në Slloveni.

Statuja, e cila përshkruan zonjën Trump të veshur me një pallto blu të ngjashme me atë që kishte veshur ditën kur i shoqi hipi në postin e Presidentit të SHBA-së, pati lloj lloj komentesh kur u ngrit në korrik 2019.

Disa banorë e quajtën statujën një "turp", duke u ankuar se ajo ngjante më shumë si personazhi Smurfette tek filmi vizatimor Smurfs sesa si Zonja e Parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco