Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Infeksionet nga koronavirusi shkojnë mbi 250,000 në Iran

Infeksionet nga koronavirusi shkojnë mbi 250,000 në Iran

13:19, 09/07/2020
A+ Aa A-

Dubai  - Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Iran ka arritur në 250.458 dhe me një rekord prej 221 njerëzish që vdiqën nga sëmundja gjatë 24 orëve të shkuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 12.305, tha Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Irani, vendi i Lindjes së Mesme më i goditur nga pandemia, ka pësuar një sulm të ri në rastet e përditshme të infektimti dhe vdekjeve, javët e fundit, pasi masat e bllokimit janë lehtësuar për të ndihmuar ekonominë të ringjallet.

Presidenti Hassan Rouhani ndërmori masa të reja të shtunën në përpjekje për të frenuar përhapjen. Ai tha se iranianëve që nuk mbajnë maska do t’u mohohen shërbimet shtetërore dhe vendet e punës që nuk respektojnë protokollet shëndetësore - përfshirë distancimin shoqëror - do të mbyllen për një javë.

Rouhani dhe Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei, autoriteti më i lartë në Republikën Islamike, janë shfaqur me maska në faqet e mediave shtetërore ditët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco