Tensionet/ Arabia Saudite godet 2 anije të rebeleve Houthi të mbushur me eksploziv

Tensionet/ Arabia Saudite godet 2 anije të rebeleve Houthi të mbushur me eksploziv

11:58, 09/07/2020
A+ Aa A-

Koalicioni i  udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen ka shkatërruar dy anije të mëdha të mbushura me eksploziv që i përkisnin grupit terrorist Houthi të mbështetur nga Irani

Dy anijet janë ndjekur në distancë dhe duke e parë si një kërcënim të mundshëm janë shpërthyer në Detin e Kuq nga koalicioni .

Sulmi ka ndodhur në jug të portit Salif në Jemen raportojnë mediat Saudite.

Grupi Houthi janë një organizatë rebele që ka shkaktuar konflikte dhe luftë civile në Jemen që nga viti 2014 duke kontrolluar edhe një zonë të madhe përfshirë edhe kryeqytetin, por në vitin 2015 koalicioni i udhëhequr nga Sauditët filluan një sulm të madh ushtarak për ti rikthyer territoret qeverisë së Jemenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco