Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkollat në Nju Jork nuk do të hapen plotësisht në vjeshtë

Shkollat në Nju Jork nuk do të hapen plotësisht në vjeshtë

11:41, 09/07/2020
A+ Aa A-

New York City - Rreth katër muaj pasi 1.1 milion fëmijë të Nju Jorkut u detyruan të mësojnë në internet, kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi të mërkurën se shkollat publike nuk do të rihapen plotësisht në shtator, duke thënë se frekuentimi i mësimit në klasë do të kufizohej në vetëm 1 deri 3 ditë në javë, si përpjekje për të frenuar koronavirusin.

Kryetari i bashkisë e bëri publik planin e tij për sistemin në javët e debatit intensiv midis zyrtarëve të zgjedhur, arsimtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik se si t'i rikthenin fëmijët të sigurtë në 1,800 shkollat publike.

Vendimi për një rihapje të pjesshme, e cila ka shumë të ngjarë të jetë mënyra e vetme për të akomoduar nxënësit në ndërtesat e shkollës duke ruajtur distancimin shoqëror, mund të pengojë qindra e mijëra prindër që t’i rikthehen punës e të dëmtojë ekonomitë e tyre.

Ka një prirje në rritje midis sistemeve shkollore, universiteteve dhe kolegjeve në të gjithë Nju Jorkunin, që po përpiqen të gjejnë mënyra për të balancuar nevojën urgjente për t'i rikthyer studentët në klasa dhe kampet universitare, duke zvogëluar dendësinë për të parandaluar përhapjen e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco