Maska dhe frikë për valën e dytë: të rejat më të fundit nga Evropa Çdo njeri mbi 6 vjeç ështe i detyruar te mbaje maske ne Katalonjë

Maska dhe frikë për valën e dytë: të rejat më të fundit nga Evropa

10:57, 09/07/2020
A+ Aa A-

Katalonja e bën përdorimin e maskave të detyrueshëm jashtë dhe paralajmërimet rriten për një valë të dytë në Francë. Këto janë të rejat më të fundit nga Evropa

Rajoni verilindor i Katalonjës në Spanjë ka bërë që maskat e fytyrës të jenë të detyrueshme në publik për këdo mbi moshën gjashtë vjeç, madje edhe atje ku distanca sociale është e mundur. Vendimi vjen në kushtet e rritjes së rasteve në Llida dhe rrotull saj, ku autoritetet mund të rivendosin një bllokim të rreptë

Ka shqetësime në rritje për një valë të dytë në Francë pasi vendi hoqi kufizimet. Jean-François Delfraissy, kreu i Këshillit Shkencor të vendit, i tha gazetës “Le Monde” se vendi rrezikonte një ringjallje të epidemisë pasi njerëzit nuk respektojnë rregullat e distancimit sociale. "Virusi vazhdon të qarkullojë, megjithëse shumë më i ngadaltë, shumë më i kontrolluar, por ai është akoma aty," tha ai

Pas 137 ditësh, njësia e kujdesit intensiv në një spital në një nga zonat më të goditura në Itali, në qytetin Bergamo, zyrtarisht nuk ka raste me Covid-19. Italia ishte vendi i parë evropian që u godit rëndë nga koronavirusi, ku pacientët e parë u shtruan në spitalin Papa Giovanni XXIII më 23 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco