COVID-19/ Dyfishohen viktimat në 24 orë në Meksikë, ka edhe 6995 raste të reja

COVID-19/ Dyfishohen viktimat në 24 orë në Meksikë, ka edhe 6995 raste të reja

10:14, 09/07/2020
A+ Aa A-

Raporti publikuar nga OBSH –ja se në Amerikën Latine, SHBA dhe Azi  rastet e reja të shkaktuar nga pandemia globale po rriten frikshëm duket se po vërtetohet.

Meksika ka raportuar se në 24 orët e fundit janë infektuar 6 995 persona dhe 782 kanë humbur jetën, dyfishi i ditës së kaluar.

Rekordi ishte regjistrua javën e kaluar me 6741 raste në ditë .

Epidemiologu Meksikan Hugo Lopez-Gatell tha që pavarësisht numrit të rasteve pandemia do të ngadalësohet ditët në vijim.

Meksika po përparon ndjeshëm  duke shkuar në 275 003 të infektua dhe 32 796 viktima vendi i pestë në botë, që nga fillimi i pandemisë globale që ka shpërthyer në Kinë dhjetorin e kaluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco