Rrëfime të frikshme/ Plas skandali në gjimnastikën elitare në Angli

Rrëfime të frikshme/ Plas skandali në gjimnastikën elitare në Angli

09:05, 09/07/2020
A+ Aa A-

Abuzimi dhe dhuna fizike dhe mendore, obsesioni me peshën dhe abuzimi i vazhdueshëm i pushtetit janë elementët e një ‘kulture frike’ që ka ka qeverisur gjimnastikën elitare në Britani për vite me rradhe.

Ankesa e detajuar përmes dëshmive të shumta të ish-atletëve u tha nga BBC në një dokumentar që do të krijojë shumë polemika.

Dhe kjo tashmë e ka detyruar vetë federatën e gjimnastikës britanike të fillojë një hetim të pavarur.

Atletët britanik sipas ankesave ishin viktima të abuzimit dhe ndalimeve ( duke filluar me ndalimin e ngrënies) abuzimit me qetësues por ndonjëherë të detyruar të jetonin me dhimbjen pas lëndimeve.

Një potret i botës së gjimnastikës i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përshkruar në dokumentarin ‘Atleti A’ i transmetuar në Netflix.

Ndër të parat që raportoi dhunën në Britaninë e Madhe ishte gjimnastja Nicole Pavier e cila tregoi sesi pesha e saj edhe pse ka shumë vite që e nuk merret me gjimnastike ka mbetur një plagë, aq obsesion ishte bërë pesha e saj saqë ajo peshohet çdo ditë ( edhe më shumë se një herë).

Pavier e cila tani është 24 vjeç raportoi para kamerave në BBC se ajo  ishte bërë bulemike në moshën 14 vjeçare.

‘Vetëm sot që jam rritur –tha ajo – mund të kuptoj pasojat afatgjata të asaj periudhe nga çrregullimet në të ngrënit deri tek dhimbjet kronike nga makthet e vazhdueshme’.

Një dëshmi që shtyu drejtorin e përgjithshëm të federatës Jane Allen të fillojë një hetim të brendshëm :‘ sepse sjelljet që jemi njohur në ditët e fundit janë plotësisht në kundërshtim me standartet tona të sigurisë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë’ është shprehur ai.

Historitë e vajzave flasin gjithashtu për ndëshkime në formën e stërvitjeve shtesë për atletët që kishin ngrënë jashtë vaktit ose seanca të detyruara në palestër për gjimnastët që ishin shëruar nga lënimi.

Detyrime që sipas viktimave çuan në dëmë të vazhdueshme psikologjike duke detyruar vajzat të jetojnë sot me ankth dhe depresion.

Nën akuzë është dhe Claire Barbieri tranjneri i Pavier i cili ka mohuar çdo lloj dhune psikologjike.’Unë dhe sot e urej trupin tim gjithmonë ndihem mbi peshë. Zgjohem në mëngjes dhe nuk dua të ha. Ditë të tëra nuk ushqehem’ përfundoi Pavier.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco