Mësuesja që u martua me nxënësin që përdhunoi, vdes nga kanceri në moshën 58 vjeçare

Mësuesja që u martua me nxënësin që përdhunoi, vdes nga kanceri në moshën 58 vjeçare

14:59, 08/07/2020
A+ Aa A-

SEATTLE - Mary Kay Letourneau, e cila u martua me ish-nxënësin e saj të klasës së gjashtë, pasi kreu edhe burgun për përdhunimin e tij, ka vdekur. Ajo ishte 58 vjeç.

Avokati i saj David Gehrke u tha shumë mediave të lajmeve Letourneau vdiq të martën nga kanceri.

Letourneau ishte një nënë e martuar me katër fëmijë që kishte probleme  me martesën e saj në vitin 1996, kur u lidh me nxënësin e saj, Vili Fualaau, që ishte  12-vjeç në klasën e saj në shkollën e Shourwood Elementary në Burien, një periferi në jug të Seattle.

Rreth orës 1:20 e mëngjesit, më 19 qershor 1996, policia i gjeti ata të dy në një makinë të parkuar në Des Moines Marina.

Letourneau, atëherë 34 vjeçe, fillimisht u tha oficerëve se djali ishte 18 vjeç, duke ngritur dyshime se diçka seksuale po ndodhte.

Por përsëri në stacionin e policisë, Fualaau dhe Letourneau mohuan që kishte ndonjë "prekje" midis tyre. Në vend të kësaj, ata thanë, se mësuesja Letourneau po kujdesej për djalin dhe doli nga shtëpia se ajo dhe burri i saj kishin një zënkë.

Rreth dy muaj pas incidentit, mësuesja Letourneau mbeti shtatzënë me vajzën e parë të çiftit. Fëmija i tyre i dytë u ngjiz në vitin 1998, pasi mësuesja Letourneau u shpall fajtore për përdhunimin e fëmijës dhe kreu burg 7 vite e gjysëm, që iu pezullua me kusht që ajo të mos kishteë kontakte me nxënësin Fualaau.

Mirëpo, mësuesja Letourneau dhe nxënësi Fualaau u martuan në 20 maj 2005, në Woodinville, Uashington, pasi ajo e përfundoi burgun.

Fualaau dhe Letourneau e kishin karakterizuar të veçantë më parë marrëdhëniet e tyre si një të dashurisë, madje kishin shkruar një libër së bashku - "Un Seul Crime, L'Amour". Historia e tyre u bë edhe edhe objekt i një filmi.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se i shoqi shumë më i ri se ajo, Fualaau i kërkoi gjykatës ndarjen ligjore nga Letourneau më 9 maj 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco