Tensioni me Palestinën/ Gjermania, Franca, Egjipti dhe Jordania këcënojnë me prishje të mardhënjeve Izraelin

Tensioni me Palestinën/ Gjermania, Franca, Egjipti dhe Jordania këcënojnë me prishje të mardhënjeve Izraelin

14:39, 08/07/2020
A+ Aa A-

4 ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Jordanisë dhe Egjiptit në një video konferencë deklaruan që agresioni i Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor në Palestinë duhet të ndalohet menjëherë .

Ata kanë paralajmëruar Izraelin se cdo veprim tjetër i pa matur do të dëmtoi dhe ndërpresë marrëdhëniet bilaterale mes tyre.

"Ne jemi unanime në këndvështrimin tonë se çdo aneksim i territoreve palestineze të pushtuara në vitin 1967 do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe do të rrezikonte themelet e procesit të paqes’

"Ne gjithashtu jemi dakord se një veprim i tillë do të sjellë pasoja serioze për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe do të përbënte një pengesë kryesore për përpjekjet për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë", vazhduan ministrat, duke paralajmëruar se ai mund të ketë "pasoja për marrëdhëniet me Izraelin ".

Netanyahu foli me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për këtë çështje të hënën në mbrëmje.

"Izraeli është i përgatitur të zhvillojë negociata në bazë të planit të paqes të Presidentit Trump i cili është edhe krijues edhe realist dhe nuk do të kthehet në formula të dështuara të së kaluarës", tha qeveria izraelite në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco