SHBA shënon rekord të ri: 60 mijë të infektuar brenda ditës

SHBA shënon rekord të ri: 60 mijë të infektuar brenda ditës

13:02, 08/07/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara raportuan një rekord prej më shumë se 60,000 rastesh ditore të konfirmuara me koronavirus të martën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Shifra më e lartë e mëparshme ishte 55,220, të cilën SHBA e regjistroi më 2 korrik.

Shifrat e fundit vijnë kur shtetet e Kalifornisë dhe Teksasit secili raportaun më shumë se 10,000 raste të reja ditore.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Amerika ishte "në një vend të mirë" në lidhje me pandeminë.

Por Dr Anthony Fauci, ekspert i sëmundjes infektive dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë për koronavirus, tha se vendi ishte i zhytur deri në gju vetëm me valën e tij të parë të koronavirusit.

SHBA ka pasur deri tani numrin më të madh të rasteve të konfirmuara dhe vdekje se çdo kombi.

Më shumë se tre milion infeksione janë regjistruar në të gjithë SHBA që nga fillimi i pandemisë, sipas ,  Neë York Times dhe NBC.

Covid-19 ka qenë i lidhur me më shumë se 131,000 vdekje në SH.B.A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco