Kryeministri i ri Francez: Nuk do ketë një mbyllje të dytë, pasoja të tmerrshme njerëzore dhe ekonomike

Kryeministri i ri Francez: Nuk do ketë një mbyllje të dytë, pasoja të tmerrshme njerëzore dhe ekonomike

12:23, 08/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i ri Francës Jean Castex tha që nuk ka asnjë mundësi që të aplikoj karantinë dhe masa të tjera të rrepta për qytetarët në Francë.

Në rast se do të kemi vatra të reja dhe të mëdha në do të mundohemi të mbyllim vetëm qendrën e shpërthimit duke e izoluar dhe kontrolluar.

‘Ne duhet të jemi të gatshëm për një valë të dytë, por nuk do të vazhdojmë me një bllokim të përgjithshëm si në mars, pasi kjo ka pasoja të tmerrshme ekonomike dhe njerëzore’- tha Castex për televizionin BFM TV.

Castex konfirmoi që qeveria e tij do të angazhojë 7.5 miliardë euro për të rritur pagat e punonjësve të spitalit, por tha se ai do t'i rezistojë thirrjeve të sindikatës për ta rritur atë në 9 miliardë, duke thënë se financat e shtetit janë në krizë nga pandemia e koronavirusit.

Castex, i cili ishte një nëpunës civil dhe dikur ishte këshilltar i ish-Presidentit Nicolas Sarkozy, u emërua kryeministër të premten nga presidenti Macron .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco