Të rejat më të fundit nga Evropa

Të rejat më të fundit nga Evropa

11:30, 08/07/2020
A+ Aa A-

Serbi - Protestat u zhvilluan në Beograd ndërsa autoritetet vendosën një shtetrrethim në kryeqytetin serb pas rritjes së rasteve të infektimit.

Gjermani - Në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, Kancelarja gjermane Angela Merkel po shkon në Bruksel për të diskutuar sesi BE-ja mund t'i përgjigjet më së miri krizës. Ndërsa BE ka propozuar një paketë shpëtimi prej 750 miliardë eurosh për bllokun, një numër vendesh evropiane - veçanërisht Hollanda - kundërshtojnë planin

Francë - Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Francë Jérôme Salomon i ka thënë gazetës Le Figaro se vendi duhet të përgatitet për një valë të dytë. "Secili nga ne duhet të vazhdojë të respektojë masat barrierë, masat higjienike, distancimin fizik dhe të veshë një maskë," tha ai

Spanjë - Katalonja pritet që të mërkurën të vendosë për përdorimin e maskës së fytyrës me detyrim edhe jashtë, ndërkohë që zyrtarët merren me një shpërthim të ri epidemie në provincën Lleida.

Danimarkë - Takimet me deri në 100 njerëz tani lejohen në Danimarkë pasi vendi lehtësoi më tej kufizimet e tij. Vendi nordik ishte një nga të parët që hyri në bllokim në mars dhe një nga të parët që hoqi masat, duke lejuar floktoret të rihapeshin që në muajin prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco