Japoni/ Bilanc lufte 58 të vdekur dhe 3.6 milion të shpërngulur nga stuhia e shiut

Japoni/ Bilanc lufte 58 të vdekur dhe 3.6 milion të shpërngulur nga stuhia e shiut

11:07, 08/07/2020
A+ Aa A-

Bilanc lufte në Japoni, 58 persona kanë humbur jetën nga reshjet shkatërrimtare të shiut dhe mbi 3.6 milion persona janë shpërngulur nga banesat e tyre.

Shirat e  forta kanë goditur ne fillim jugun e Japonisë dhe tani po lëvizin në veri-lindje, pamjet nga televizioni NHK treguan lumin Hida duke shkatërruar një autostradë kombëtare përgjatë rrjedhës.

Në qytetin malor Takayama disa shtëpi u goditën nga një rrëshqitje e madhe dheu  ndërsa akoma nuk dihet për fatin e familjeve që jetonin aty raportojnë mediat Japoneze.

Rajoni më i goditur është Kuamamoto i cili ka regjistruar më shumë dëme materiale dhe njerëzore deri tani, një stuhi e tillë e ka goditur Japoninë edhe në vitin 2018 duke vrarë rreth 200 njerëz në Hiroshima .

Forcat ushtarake, zjarrfikëse dhe policore janë angazhuar për të nxjerrë njerëzit e rrezikuar nga përmbytja dhe rrëshqitjet e dherave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco