Alarmohet Kina/ Përveç murtajës bubonike, raportohen rastet e para edhe me ethet Dengo

Alarmohet Kina/ Përveç murtajës bubonike, raportohen rastet e para edhe me ethet Dengo

19:05, 07/07/2020
A+ Aa A-

Në të njëjtën ditë kur Kina ka konfirmuar një pacient të infektuar nga murtaja bubonike është raportuar një rast të ri të etheve Dengo.

Të dielën, një banor në qytetin lindor kinez Guangde u diagnostikua me ethe Dengoje, një virus vdekjeprurës i përhapur nga mushkonjat, bënë me dije autoritetet lokale shëndetësore.

Kjo vjen pasi një bari në rajonin verior të Mongolisë së Kinës, është zbuluar të jetë infektuar nga murtaja bubonike gjatë fundjavës, e njohur si ‘Vdekja e Zezë’ nga Mesjeta.

Qeveria Guangde lëshoi një njoftim sot në llogarinë e saj në rrjetet sociale në lidhje me rastin e ri, sipas transmetuesit shtetëror.

Pacienti thuhet se ka qenë duke marrë trajtim në një spital lokal që kur u diagnostikua me ethet Dengo më 5 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco