Tensionohet aksi Paris-Ankara, Franca i kërkon NATO-s të plotësojë katër pikat e sajë

Tensionohet aksi Paris-Ankara, Franca i kërkon NATO-s të plotësojë katër pikat e sajë

15:11, 07/07/2020
A+ Aa A-

Tensionet Paris-Ankara vazhdojnë të jenë në pikën më të nxehtë që pas konfliktit detar të ndodhur me datë 10 qershor kur luftanijet franceze nën komandën e NATO-s pikasën një anije që kishte ngritur flamurin e Tanzanisë të dyshuar së po transportonte armë drejtë Libisë.

Anijet Franceze janë afruar për të kryer  inspektimin por janë penguar nga Forcat Ushtarake Detare Turke , thanë zyrtarët Francez

Ky fakt është kundërshtuar menjëherë nga Ankaraja zyrtare duke i cilësuar se anija po transportonte ndihma humanitare dhe pretendimet e palës franceze janë pa vërteta.

Për Francën, incidenti nënvizon atë që shumë aleatë të NATO-s shohin si tendencë të Presidentit Tayip Erdogan për të vepruar kundër interesave dhe vlerave të aleancës perëndimore.

Ai dëshiron që të 30 aleatët të riafirmojnë angazhimin për respektimin e embargos së armëve të KB mbi Libinë, për të siguruar që sinjalet e NATO-s nuk përdoren gjatë misioneve kombëtare, të përmirësojnë koordinimin midis misioneve të NATO-s dhe BE-së në Mesdhe, dhe të shmangin incidente të ngjashme në të ardhmen.

Ministri Francez i Forcave të Armatosura, Florence Parly i tha Parlamentit Evropian më 2 korrik se NATO duhet ta bëjë Ankaranë të kuptojë se nuk mund të "shkelë" rregullat e NATO-s. Por diplomatët francezë gjithashtu thonë se Paris nuk po kërkon të dëbojë Turqinë dhe NATO nuk ka asnjë mekanizëm zyrtar për të ndëshkuar ose dëbuar anëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco