Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

William dhe Harry bien dakord të ndajnë fitimet e fondit përkujtimor për Dianën

William dhe Harry bien dakord të ndajnë fitimet e fondit përkujtimor për Dianën

13:33, 07/07/2020
A+ Aa A-

Duka i Kembrixhit dhe Duka i Suseksit kanë rënë dakord të ndajnë fitimet e ardhshme të fondit përkujtimor të nënës së tyre midis tyre, në kuadrin e ndarjes së veprimtarive bamirëse të të dyve.

Sipas dokumenteve financiare, një marrëveshje u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar midis Fondacionit Mbretëror të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit dhe aktualisht, - fondacionit të braktisur mbretëror të Suseksit.

U ra dakord vetëm brenda një muaji përpara se princi Harry dhe Meghan të njoftonin se synonin të tërhiqeshin nga familja mbretërore dhe të bëheshin të pavarur financiarisht.

Në prill 2013, fondacioni mbrëtëror i bamirësisë mori  kontrollin ligjor mbi Fondin e Përkujtimit të Dianës, Princeshës së Uellsit,  për të mbrojtur çdo fitim të ardhshëm në përfundim të operacioneve.

Fondi nuk ka më synim të mbledhë fonde në mënyrë aktive, por është kuptuar që herë pas here të marrë disa trashëgimi dhe dhurime, me pjesën më të madhe të parave të tij që fillimisht shkojnë në bamirësi të zgjedhura nga William dhe Harry.

Fondacioni Mbretëror kishte operuar nën emrat Kembrixh dhe Suseks, por në qershor të vitit të kaluar Harry dhe Meghan treguan se ata do të ndaheshin zyrtarisht nga bamirësia e tyre e përbashkët dhe ai u riemërua Fondacioni Mbretëror i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, ndërsa fondacionit mbretëror Suseks u krijua i veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco