Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

OBSH dërgon një ekip në Turkmenistan, vendi që thotë se nuk asnjë rast me COVID-19

OBSH dërgon një ekip në Turkmenistan, vendi që thotë se nuk asnjë rast me COVID-19

12:25, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arriti në Turkmenistan, vendin e vetëm në Azinë Qendrore që thotë se nuk ka regjistruar asnjë rast të vetëm me koronavirus.

Catherine Smallëood, udhëheqëse e misionit, tha se grupi i saj do të punojë me autoritetet turkmene në aspektet e gatishmërisë dhe përgjigjes ndaj sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Misioni do të qëndrojë në Turkmenistan për 10 ditë.

OBSH-ja është përpjekur të dërgojë një mision atje për më shumë se dy muaj, për të hetuar pretendimet e Ashgabatit se nuk ka raste me koronavirus.

Smallëood tha se udhëtimi i grupit të saj është shtyrë, për shkak të kufizimeve të udhëtimit që janë ndërmarrë si pasojë e pandemisë.

Edhe pse autoritetet në Turkmenistan – vend me gjashtë milionë banorë – këmbëngulin se nuk kanë raste me koronavirus, zyrtarë anonimë dhe banorë të zonës thonë se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shtruar në spitale me simptoma të COVID-19. /Rel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco