Melburni në karantinë që nga mesnata e së mërkurës

Melburni në karantinë që nga mesnata e së mërkurës

11:53, 07/07/2020
A+ Aa A-

Masat e bllokimit u vendosën sërish në qytetin e dytë më të madh të Australisë të martën, duke i kyçur banorët e Melburnit në shtëpitë e tyre, pasi zyrtarët po përpiqen të frenojnë një shpërthim koronavirusi.

Vendimi, i cili prek rreth 4.9 milion njerëz, u njoftua vetëm disa orë para se kufiri midis Victoria, ku Melbourne është kryeqyteti dhe New South Wales, të mbyllet për herë të parë në një shekull.

Nga mesnata e së mërkurës, të gjithëve në Melburn do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse udhëtojnë për të punuar, studiuar, pazar për ushqim ose për në vizita mjekësore.

Restorantet, kafenetë dhe baret do të jenë në gjendje të ofrojnë vetëm shërbime jashtë, palestra dhe sallone flokësh mbyllen, takimet shtëpiake kufizohen në dy persona dhe pushimet e tanishme shkollore do të zgjaten.

Kryeministri i Victoria, Daniel Andrews tha se kufizimet ishin të mëdha, por të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco