'Mos dil nga shtëpia pa e mbuluar fytyrën me maskë', thotë institucioni shkencor

'Mos dil nga shtëpia pa e mbuluar fytyrën me maskë', thotë institucioni shkencor

09:23, 07/07/2020
A+ Aa A-

Të gjithë duhet të mbajnë një fytyrë të mbuluar kur të dalin nga shtëpia, në mënyrë që të mbrohen nga koronavirusi, tha presidenti i Akademisë Kombëtare të Shkencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Prof. Sir Venki Ramakrishnan, president i Shoqërisë Mbretërore, tha se kishte prova që ato mbronin si atë që e mbante, ashtu atë që vinte përballë. Mbretëria e Bashkuar ishte "prapa” shumë vendeve në përdorimin e tyre, tha ai.

Shëndetit Publik i Anglisë më parë ka thënë që maskat nuk ka pasur nevojë të mbahen jashtë.

Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme midis ekspertëve të grupit këshillimor shkencor të qeverisë, SAGE, rreth përdorimit të maskave të fytyrës.

Disa nga provat tregojnë se maska nuk duket se e ngadalëson përhapjen e sëmundjes dhe ka shqetësim se mund të japin një ndjenjë të rreme të sigurisë.

Por ekziston edhe një konsensus që ato mund të zvogëlojnë rrezikun që një person i infektuar t’ia kalojë virusin dikujt tjetër.

Duke folur kur  Shoqëria Mbretërore publikoi dy raporte për maskat e fytyrës, Prof. Ramakrishnan tha se publiku mbetej "skeptik" për përfitimin që jepnin maskat, sepse "mesazhi nuk kishte qenë mjaft i qartë" dhe udhëzimet kishin qenë jo konsistente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco