‘Ocean Viking’: 180 migrantë fillojnë të zbarkojnë nga anija e shpëtimit në Siçili

‘Ocean Viking’: 180 migrantë fillojnë të zbarkojnë nga anija e shpëtimit në Siçili

08:01, 07/07/2020
A+ Aa A-

180 migrantët në anijen e shpëtimit “Ocean Viking” filluan të zbrisnin në një port të Siçilisë të hënën vonë, sipas shoqatës “SOS Mediterranee”.

Ata qendruan në det për më shumë se një javë, pasi u shpëtuan nga organizata franceze në periudhën 25 - 30 qershor.

Kërkesa e anijes për zbarkim ishte injoruar në disa porte të tjera në Itali dhe Maltë.

Organizata “SOS Mediterranee” të premten raportoi episode të trazirave të rënda, përfshirë përpjekjet për vetëvrasje dhe kërcënime për ekuipazhin e anijes.

Ata që ishin në bord ishin njerëz nga një varg vendesh, përfshirë Pakistanin, Eritrea dhe Nigerinë me një grua shtatzënë dhe 25 fëmijë midis tyre.

“SOS Mediterranee” njoftoi se autoritetet po kryenin teste për COVID-19 brenda anijes të dielën.

Personat e parë, testet e të cilëve kishin dalë negativë, u nisën për në portin italian të Porto Empedocle rreth orës 23:40 të së hënës dhe ecën njëqind metra për të hipur në tragetin “Moby Zaza” nën mbikëqyrjen e policisë italiane, sipas AFP.

Emigrantët do të karantinohen në tragetin italian “Moby Zaza” për dy javë për shkak të pandemisë të COVID-19.

Operacionet e ndikuara nga COVID-19

"Mbetet shqetësimi akut psikologjik," tha Laurence Bondard, oficeri i komunikimit për operacionet e “SOS Méditerranée” për Euroneës nga anija që u ankorua në Porto Empedocle të hënën. "Shumë të mbijetuar janë shprehur se duan të vrasin veten, prej disa ditësh.

"Ata të gjithë janë përballur me përvojat e tmerrshme të së kaluarës në vendet e tyre të origjinës, në udhëtimin e tyre në Libi, kështu që ekipi mjekësor i “SOS Méditerranée” si dhe ekipi ynë i shpëtimit mbeten shumë vigjilentë dhe të vëmendshëm këtë mëngjes dhe gjatë gjithë ditës derisa zbarkimi të  përfundojë."

Ajo sqaroi se pandemia COVID-19 e kishte detyruar organizatën që të veprojë në një kontekst shumë sfidues, me pajisje mbrojtëse personale që kufizonin ndërveprimet dhe dëmtonin komunikimin me emigrantët në bord.

Të gjithë të mbijetuarit mbanin maska ??dhe iu kontrolloheshin temperaturat çdo mëngjes dhe mbrëmje, tha ajo, ndërsa punonjësit e organizatës mbanin veshje, maska, syze mbrojtëse, respektonin rregullat e distancës sociale dhe I ndërronin veshjet para se të hynin natën në kabinat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco