Edhe ish-ndihmësja e Melania Trump do të publikojë kujtimet e saj

Edhe ish-ndihmësja e Melania Trump do të publikojë kujtimet e saj

07:59, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një ish-ndihmëse e Melania Trump ka shkruar një libër kujtimesh në lidhje me miqësinë e saj 15-vjeçare me zonjën e parë amerikane.

Libri i Stephanie Winston Wolkoff, “Melania dhe unë” do të dalë në 1 shtator.

Në vitin 2018, zonja Winston Wolkoff raportohet se u detyrua të dilte nga Shtëpia e Bardhë, pas akuzave se kishte përfituar nga inaugurimi i Presidentit Trump.

Por ish-ndihmësja ka thënë se atë e hodhën “nën rrotat e autobuzit”.

 Ajo i mohoi pretendimet se kompania e saj mori 26 milionë dollarë pagesa për të ndihmuar në planifikimin e ceremonisë në 2017 dhe aktivitetet që e pasuan, duke thënë se firma e saj "pati një total prej 1.62 milion dollarësh".

"Në kujtimet e saj, Wolkoff bën kronikën e udhëtimit të saj, që nga miqësia e tyre që filloi në Nju Jork deri te roli i saj si këshilltarja e besuar e Zonjës së Parë deri tek largimi i papritur dhe shumë publik, për jetën pas Uashingtonit", sipas një përshkrimi të librit të botuar nga Vanity Fair.

Libri, i cili do të dalë në shitje përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit - kur zoti Trump do të kandidojë përballëe demokratit Joe Biden, është libri më I fundit me kujtime, i diskutueshëm, që përfshin familjen Trump.

Po ashtu, libri i ri i ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, “Dhoma ku ndodhi”, portretizon një president të paditur për fakte themelore gjeopolitike dhe vendimet e të cilit shpesh nxiteshin nga një dëshirë për t’u rizgjedhur.

Ai e akuzon zotin Trump se dëshiron të ndihmojë Kinën për të rizgjedhur, ndërsa jep miratimin për planin e Kinës për të ndërtuar kampe të punës së detyruar për minoritetin mysliman ujgur.

Ndërkohë, mbesa e presidentit, Mary Trump, do të botojë “Shumë fare dhe asnjëherë mjaft: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë më vonë këtë muaj.”

Një shënim i Amazon për librin thotë se autorja do të tregojë se si xhaxhai i saj "u bë njeriu që kërcënon tani shëndetin, sigurinë ekonomike dhe strukturën sociale të botës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco