Rritet numri i infeksioneve në Austri/ Konfirmohen mbi 1000 raste të reja me COVID-19

Rritet numri i infeksioneve në Austri/ Konfirmohen mbi 1000 raste të reja me COVID-19

18:02, 06/07/2020
A+ Aa A-

Për herë të parë që nga maji, Austria regjistroi më shumë se një mijë raste aktive të koronavirusit.

Të hënën, numri i rasteve u rrit në 1.012, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Vjenë.

Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober tha se virusi u shfaq në grupe të lokalizuara me rrugë të gjurmueshme të infeksionit.

Një prej tyre është grupi rajonal rreth qytetit verior të Linzit. Që nga e diela, 57 raste të tjera janë raportuar, duke çuar totalin në 414.

Vjena ka 347 raste aktive. Katër nga nëntë rajonet austriake nuk regjistruan raste të reja të infeksionit.

Numri i rasteve aktive kishte rënë nën 1 mijë më 20 maj, sipas autoriteteve shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco