Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Shpërthen në flakë avioni i dyshuar me drogë/ Po ulej në autostradën e Meksikës

Shpërthen në flakë avioni i dyshuar me drogë/ Po ulej në autostradën e Meksikës

17:04, 06/07/2020
A+ Aa A-

Një aeroplan i vogël që dyshohet se kishte qindra kilogram drogë nga Amerika e Jugut, zbarkoi në një autostradë në jug të Meksikës dhe shpërtheu në flakë, thanë të dielën zyrtarët ushtarakë meksikanë.

Pamjet video nga vendi i ngjarjes tregojnë një zjarr që përfshin aeroplanin ndërsa ndodhet në një autostradë rurale me dy korsi në shtetin e Quintana Roo në Gadishullin Yucatan, raporton FoxNews.

Zyrtarët ushtarakë thanë më tej se gjetën një kamion kamionçinë të ngarkuar me 13 thasë kokainë që peshonte një total prej rreth 390 kilogramë.

Zyrtarët besojnë se aeroplani ka të ngjarë të transportonte ngarkesën në kamion. Asnjë arrestim nuk u bë menjëherë.

Droga ishte vlerësuar në më shumë se 4.9 milion dollarë (109 milion pesonë) dhe ka shënuar një humbje "të konsiderueshme" për organizatat kriminale, njoftoi Reuters, duke cituar një deklaratë ushtarake.

Transmetuesi meksikan Milenio raportoi se avioni erdhi nga Maracaibo, Venezuela, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar.

Departamenti i Mbrojtjes i Meksikës tha se avioni besohet se kishte origjinën në Amerikën e Jugut, por nuk dha një vendndodhje specifike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco