Rihapet muzeu Louvre në Paris/ Qëndroi i mbyllur prej 4 muajsh për shkak të Covid-19

Rihapet muzeu Louvre në Paris/ Qëndroi i mbyllur prej 4 muajsh për shkak të Covid-19

16:39, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme më 6 qershor, muzeu me famë botërore Louvre në Paris është rihapur, pasi ishte i mbyllur gjatë katër muajve të kaluar, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas rregullave të reja, numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, ndërsa mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë është e detyrueshme.

Galeritë, në të cilat distancimi fizik është më i vështirë për t’u respektuar, do të rrinë të mbyllura deri në një afat kohor të pacaktuar.

Muzeu zakonisht pranon 10 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilëve nuk janë nga Franca, por edhe nga shtete të tjera të huaja, gjë që e bën atë si muzeun më të vizituar në botë.

Humbjet financiare gjatë pandemisë llogariten të jenë 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco