Përmbytet Japonia, rrëshqitjet e dherave vrasin të paktën 44 persona

Përmbytet Japonia, rrëshqitjet e dherave vrasin të paktën 44 persona

16:18, 06/07/2020
A+ Aa A-

Të hënën, shiu i rrëmbyeshëm goditi ishullin jugperëndimor të Kyushu të Japonisë, ku të paktën 44 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.

Urdhrat për evakuim u lëshuan për më shumë se gjysmë milion banorë të ishullit, si dhe këshillime për evakuim për dhjetëra mijëra të tjerë në Japoninë perëndimore, tha transmetuesi NHK, sipas Reuters.

Kryeministri Shinzo Abe tha që shiu ishte parashikuar të binte deri të mërkurën dhe urdhëroi operacione të kërkimit dhe shpëtimit gjatë gjithë kohës. Dhjetë njerëz ishin të zhdukur, tha NHK.

"Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin me kujdes informacionin e dhënë nga autoritetet lokale dhe të qëndrojnë vigjilent për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur jetën e tyre," tha Abe në fillimin e një takimi të forcave të punës qeveritare.

Sekretari kryesor i kabinetit Yoshihide Suga tha se 40,000 anëtarë të Forcës së Vetë-Mbrojtjes ishin të përfshirë në misionet e shpëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco