Shfaqet Murtaja në Kinë, izolohet një rajon në Mongoli

Shfaqet Murtaja në Kinë, izolohet një rajon në Mongoli

11:52, 06/07/2020

Autoritetet në Kinë kanë rritur masat pasi në një rajon të Mongolisë është shfaqur murtaja bubonike

Sipas raportimeve personi i prekur është izoluar dhe gjendja paraqitet e stabilizuar deri tani edhe pse është lëshuar alarmi i nivelit 3.

Murtaja  e shkaktuar nga infeksioni bakterial, mundet të jetë vdekjeprurëse por deri tani është kuruar nga antibiotik jo të vështir për tu gjendur.

Ende nuk është e qartë se si është infektuar pacienti por qeveria ka ndalur vrasjet e kafshëve dhe ngrënien e tyre

Rastet e murtajës bubonike raportohen periodikisht në të gjithë botën.

Madagaskari pati më shumë se 300 raste gjatë një shpërthimi në vitin 2017.

Në maj të vitit të kaluar, dy njerëz në vendin e Mongolisë vdiqën nga murtaja, të cilën ata e kontraktuan pasi hëngrën mishin e papjekur të një marmot - një lloj brejtësish.

Por nuk ka të ngjarë që murtaja bubonike - e njohur si Vdekja e Zezë - do të çojë në një epidemi.

"Për dallim nga Shekulli 14, ne tani kemi një kuptim se si transmetohet kjo sëmundje," i tha Dr. Shanti Kappagoda, një mjek për sëmundjet infektive në Stanford Health Care, për faqen e lajmeve Heathline.

"Ne e dimë se si ta parandalojmë atë. Ne jemi gjithashtu në gjendje t'i trajtojmë pacientët që janë të infektuar me antibiotikë efektivë".

Vdekja e Zezë shkaktoi rreth 50 milion vdekje në Afrikë, Azi dhe Evropë në Shekullin XIV.

Përhapja e fundit e saj e tmerrshme në Londër ,1665, e cila vrau rreth një të pestën e banorëve të qytetit. Në Shekullin XIX pati një shpërthim  në Kinë dhe Indi, e cila vrau më shumë se 12 milion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco