Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, kryeson bindshëm Partia Bashkimi Demokratik

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, kryeson bindshëm Partia Bashkimi Demokratik

11:22, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e diel u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kroaci, sipas rezultateve të nxjerra, kryeson bindshëm Partia Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ ) .

Bashkimi Demokratik Kroat i qendrës së djathë i  drejtuar nga  Andrej Plenkovic, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 5 korrikut, nga numërimi i 70% të votave ajo ka siguruar 66 deputetë  nga 151 në parlament.

Rivali i tyre, koalicioni i qendrës së majtë të udhëhequr nga Partia Social Demokratike (SDP) ka siguruar vetëm 44 vende në parlament.

Sipas këtyre të dhënave jo të plota, Lëvizja Atdhetare e Mirosllav Shkora ka 15 mandate, koalicioni i partive të majta dhe të gjelbërta gjashtë mandate, ndërsa Partia Popullore kroate 1 mandate. Koalicioni i partive liberale ka siguruar 3 mandate.

Qeveria duhet të sigurojë 76 mandate që të formojë shumicën drejtuese.

“Një rezultat i tillë për HDZ, nuk është vetëm i shkëlqyeshëm, por një detyrim", tha kreu i HDZ-s, njëherësh kryeministër i vendit, Andrej Plenkovic para përkrahësve.

Mbajtja e zgjedhjeve u mbizotërua nga debatet mbi koronavirusin.

Kroacia ka regjistruar 113 vdekje dhe 3,100 të infektuar.

Dy javët e fundit ka pasur një ngritje graduale të rasteve me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco