Rikthimi i virusit, Spanja detyrohet që të mbyll plazhet më të njohura

Rikthimi i virusit, Spanja detyrohet që të mbyll plazhet më të njohura

10:57, 06/07/2020
A+ Aa A-

Plazhet më të njohura turistike në Spanjë u detyruan të mbyllen përkohësisht gjatë fundjavës, për shkak të shqetësimeve për mbipopullim mes pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.

Mbylljet u raportuan përgjatë Kosta del Sol, në bregdetin jugor dhe në rajonin Andaluzian të Spanjës.

Sipas shifrave të qeverisë rajonale, rreth 55 plazhe u mbyllën gjatë ditës së Dielë, sikurse u raportua edhe nga mediat lokale në Malaga. Malaga ishte krahina më e prekur, e ndjekur nga Cadiz dhe më pas Huelva.

Fluturimet për në Andaluzi rifilluan në fund të muajit të kaluar, pasi hotelet, restorantet dhe baret kanë filluar të rihapin gradualisht dyert e tyre për turistët.

Sidoqoftë, rajoni mbetet në qendër të vëmendjes pasi më shumë se 90 njerëz u raportuan se kishin testuar pozitivë për Covid-19 javën e kaluar.

Infeksionet u regjistruan në një qendër të Kryqit të Kuq në Malaga, skena e shpërthimit të parë të ri të krahinës që nga fundi i gjendjes së jashtëzakonshme të Spanjës më 21 qershor.

Në total, pesë nga tetë provincat e Andaluzisë tani kanë raportuar shpërthime të reja të Covid-19.

Qeveria Spanjolle gjithashtu u detyrua të vendosë një rajon të dytë në bllokim të Dielën pas një rritjeje të rasteve me koronavirus.

Njerëzit do të ndalohen të hyjnë ose të largohen nga La Marina, afër Lugo në Galicia, për pesë ditë nga mesnata e së Dielës, përveç se për arsye pune.(Independent/scan)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco