Dy dekada pushtet/ A do e forcojë Gjermaninë dhe Evropën presidenca e Merkelit në BE?

Dy dekada pushtet/ A do e forcojë Gjermaninë dhe Evropën presidenca e Merkelit në BE?

22:46, 05/07/2020
A+ Aa A-

Nga InsideOver - 

Ndërsa BE përgatitet të bëhet bashkë në 17 korrik, për të debatuar mbi një paketë stimuli prej 750 miliardë eurosh, marrja e presidencës së Komisionit Evropian nga ana e Gjermanisë nuk mund të kishte ardhur në një moment më të volitshëm. Kancelarja Angela Merkel, një udhëheqëse ylli i së cilës dukej sikur po venitej para pandemisë së koronavirusit, ka evoluar tashmë, dhe është bërë një nga udhëheqëset më pragmatiste në botë përballë krizës.

Dy dekada pushtet

Së bashku me Presidentin Francez Emmanuel Macron, presidentja e ri e BE-së është asi nën mëngë, për të shtyrë bllokun e vendeve anëtare që të ndërmarrë veprime drastike për të kufizuar pasojat ekonomike të COVID-19. Në fakt është e paprecedentë që Berlini të pajtohet me një propozim si ai i Merkelit. Në thelb, plani i rimëkëmbjes ekonomike prej 750 miliardë eurosh do të bëjë që Gjermania të marrë pjesën më të madhe të borxhit, në mënyrë që të mbështesë fqinjët e saj evropianë.

Për Merkelin, pasojat e mosveprimit nga BE, padyshim që do të kishin pasoja domethënëse për Berlinin, për shkak të varësisë nga tregtia midis anëtarëve të bllokut. Pothuajse 70% e eksporteve të saj janë për anëtarët e BE.

“E ardhmja e Evropës është e ardhmja jonë”, tha Merkel, në krah të Macronit.

Kundërshtitë ndaj planit

Plani, i hartuar nga presidentja Ursula von der Leyen, që ka shërbyer gjithashtu si ministre e mbrojtjes në qeverinë e Merkelit, ndesh me kundërshtimin e disa anëtarëve më të kujdesshëm të bllokut. Hollanda, Danimarka dhe Austria nuk kanë dëshirë të dakordësohen për grante dhe preferojnë të japin hua me kushte, raportoi Bloomberg. Suedia gjithashtu thuhet se po kërkon një marrëveshje më të mirë.

Sfida e Merkelit do të jetë t’i bindë se bashkimi i forcave është mënyra më e mirë për t’u mbijetuar pasojave ekonomike.

“Mund t’ju them se pozicionet e shteteve anëtare janë ende shumë larg njëri-tjetrit”, u tha Merkeli politikëbërësve të BE në ditën e parë të detyrës së re.

Edhe pse ekzistojnë pika mosmarrëveshjeje midis shteteve anëtare, ka pasur sinjale nga opozita që ato mund të eleminohen. Ajo ka ndihmën e Macronit për këtë çështje, gjë që ilustron lidhjen që të dy kanë krijuar ndër vite.

“Eshtë prioriteti ynë absolut”

“Kancelarja dhe unë e vendosëm në letër: Ehtë përparësia jonë absolute. Pa këtë, Evropa nuk do të ngrihej në lartësinë e sfidës”, tha Macron. Duke iu referuar shteteve që nuk pajtohen me detajet, ai tha “nuk është në interesin e tyre që të shohin disa anëtarë, veçanërisht tregjet e rëndësishme në ekonominë evropiane, të preken nga kjo situatë”.

Sidoqoftë, Merkel është aktorja kryesore në udhëheqjen e BE-së në planin e rimëkëmbjes francez-gjerman, dhe pozicioni i saj i jep mundësinë për ta bërë këtë. Merkel duke mbështetur fort propozimin e rimëkëmbjes së BE, realizon njëkohësisht turin e lamtumirës politike. Ajo ka mundësinë të bëjë një lojë e përsosur përpara se të nisej drejt perëndimit të diellit.

Urra-ja e fundit e Merkelit

Kancelarja njoftoi se nuk do të kërkojë të rizgjidhet në vitin 2021 dhe pasi mandati i saj si presidente e Komisionit Evropian do të përfundojë vitin e ardhshëm, udhëheqësja ikonë do të jetë jashtë politike, për herë të parë në dy dekada.

Nën udhëheqjen e Merkelit, Berlini udhëhoqi me sukses adoptimin e euros dhe krizën financiare të vitit 2008. Kohët e fundit, asaj i është dashur të përballojë emigracionin që buron nga 20 vjet trazira në Lindjen e Mesme, si dhe Brexit. Emigracioni në veçanti ka rezultuar një problem për kristiandemokratët e Merkelit. Në fakt, para se COVID-19 të pushtonte botën, Merkeli dhe CDU po humbisnin me shpejtësi mbështetjen e gjermanëve.

Pasi pasardhësja e saj e supozuar, Annegret Kramp-Karrenbauer dha dorëheqjen si kryetare e partisë, fuqia e CDU u vu në dyshim, dhe kjo sërish mund të ndodhë nëse COVID-19 zvarritet deri në zgjedhjet e ardhshme. Nacionalistët e ekstremit të djathtë u mblodhën përreth Alternativës për Gjermanin (AfD), por ishte partia e Majtë dhe Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SDP) që përfituan më së shumti në kurriz të Merkelit, sipas një sondazhi të POLITICO.

Sidoqoftë, mënyra se si Merkeli ka menaxhuar COVID-19 ka bërë që mbështetja për CDU të arrijë nivelet më të larta të të gjitha kohërave. Një studim i 7 majit prej Infapest dimap / ARD, zbuloi se 67% e gjermanëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me reagimin e qeverisë së tyre, dhe vetëm 9% nuk janë të kënaqur. CDU fitoi 5 pikë në mesin e votuesve në dëm të të Gjelbërve dhe AfD.

Ndërsa COVID-19 ka qenë një provë stresi për shumicën e liderëve botërorë, për Merkelin ka qenë një mundësi për t’u kujtuar gjermanëve, pse ajo është ndoshta liderja më efektive e BE-së. Aleanca e saj me Macronin e ka fuqizuar BE-në dhe i ka mundësuar që të kompensojë dobësimin e udhëheqjes amerikane, si dhe të përballojë kërcënimet në rritje nga Rusia dhe Kina.

Rrugë e vështirë

Edhe pse Merkel nuk do të jetë në krye vitin e ardhshëm, udhëheqja e saj i vendosi Gjermaninë dhe BE-në në një rrugë për t’u bërë ndërmjetës globalë të energjisë. Sfidat nuk kanë qenë kurrë më të mëdha – bota ende po përballet me pandeminë e koronavirusit, që duket se gjithnjë e më shumë ka gjasa të vazhdojë të lëndojë planetin, për pjesën tjetër të vitit.

Pastaj është Brexit, që ka një afat pavarësisht nga përparimi i bërë. Merkel ka patur një qëndrim të ashpër për negociatat me Mbretërinë e Bashkuar dhe deklaroi se “do të duhet të jetojë me pasojat”, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

E në fund, është kërcënimi në rritje i Pekinit, i cili po kryen genocid etnik, po ngre kampe përqendrimi, po shkatërron demokracinë në Hong Kong dhe po përpiqet të blejë ndikim në çdo mundësi që i shfaqet. Kërcënimi kinez, nëse ekziston, është dështimi kryesor i Merkelit, një problem për të cilin ajo nuk ofroi zgjidhje. Sidoqoftë, gati çdo udhëheqës perëndimor mund të fajësohet për këtë, përveç Presidentit të SHBA Donald Trump i cili vazhdon të zbatojë sanksione kundër Kinës.

Pasardhësi i Merkel, si president i Komisionit të BE-së dhe kancelar i Gjermanisë, do të përballet me sfida më të këqija sesa ato që përballoi Merkeli, por udhëheqësja në largim e ka përgatitur mirë BE-në dhe Gjermaninë, për kohët që do të vijnë. / Bota.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco