Ulet numri i viktimave në Itali, 7 humbje jete e 192 raste të reja

Ulet numri i viktimave në Itali, 7 humbje jete e 192 raste të reja

18:02, 05/07/2020
A+ Aa A-

Situata me koronavirusin në Itali është duke u përmirësuar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima dhe 192 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësorë italiane numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, konkretisht është 14,642.

Ndërkohë 945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej tyre janë në terapi intensive. 

Numri i të shëruarve nga koronavirusi deri më sot në Itali  është 192,108.

Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611, ndërsa i viktimave 34,861.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco