‘Evropa në pozicion të shkëlqyer përballë krizës së COVID-19’/ Lagarde vlerëson përgjigjen e BE ndaj pandemisë

‘Evropa në pozicion të shkëlqyer përballë krizës së COVID-19’/ Lagarde vlerëson përgjigjen e BE ndaj pandemisë

22:48, 04/07/2020
A+ Aa A-

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, vlerësoi sot se kriza ekonomike, e krijuar nga pandemia e Covid-19 do të ndryshojë thellësisht ekonominë botërore drejt ekologjisë, digjitalizimit dhe metodave të punës dhe Evropa ndodhet në një pozicion të shkëlqyer në këtë situate.

”Kjo krizë do të jetë një përshpejtim i transformimeve të cilat tashmë ishin latente në ekonomitë tona”, parashikoi ajo, e pranishme në një video-konferencë në takimet ekonomike të Aix-en-Seine në Paris.

“Në prodhim, në punë, në tregti, ajo që sapo kemi provuar do të përshpejtojë transformimet dhe ndoshta do të çojë në një evolucion drejt një mënyre më të qëndrueshme dhe të gjelbër të jetës”, shtoi Lagarde.

“Aktualisht, vlerësohet se kriza duhet të çojë në një tkurrje të zinxhirëve të furnizimit prej rreth 35% dhe një rritje të robotizimit në industri nga rreth 70 në 75%”, tha ajo.

”Për më tepër, për shkak të mbylljes që preku shumicën e banorëve të planetit në të njëjtën kohë, tregtia online është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme. Ky zhvillim duhet të përshpejtojë më tej në të ardhmen në dëm të tregtisë më tradicionale”, shtoi Lagarde.

”Përballë këtyre transformimeve, Europa është në një pozitë të shkëlqyer për të ndërmarrë këtë lëvizje”, theksoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco