Sulmohet nga peshkaqeni, vdes në vend 36-vjeçari  në Australi

Sulmohet nga peshkaqeni, vdes në vend 36-vjeçari në Australi

22:14, 04/07/2020
A+ Aa A-

Pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet lindore të Australisë, burri 36-vjeçar ka vdekur në vend.

Ndërsa po peshkonte pranë ishullit Fraser të Queensland, në veri të Brisbane, 36-vjeçari u kafshua në këmbë, ka thënë të shtunën policia lokale.

Një mjek dhe infermiere i dhanë trajtimin e ndihmës së parë në breg, por burri humbi jetën në vendin e ngjarjes kur mbërritën mjekët e tjerw.

Ky është sulmi i katërt në ujrat australiane deri më tani gjatë këtij viti.

Në një postim në Facebook të shtunën, kryetari i Bashkisë Fraser George Seymour, u shpreh se ishte një ditë jashtëzakonisht e trishtuar për komunitetin.

Policia tha se viktima vdiq rreth dy orë e gjysmë pasi u kafshua.

Trupi i tij u transportua me helikopter nga Indian Head në anën lindore të ishullit në qytetin bregdetar të Hervey Bay në Queensland. Peshkaqenët janë të zakonshme në ujërat australiane, por sulmet janë relativisht të rralla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco