Rekord global infeksionesh/ OBSH regjistron 212,000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Rekord global infeksionesh/ OBSH regjistron 212,000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

20:49, 04/07/2020
A+ Aa A-

Të shtunën, Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi një rritje rekord në rastet globale të koronavirusit, me një rritje totale prej 212.326 në 24 orë.

Rritjet më të mëdha ishin nga Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, sipas një raporti të përditshëm, raporton Reuters.  

Rekordi i mëparshëm i OBSH për raste të reja ishte 189.077 në 28 qershor.

Vdekjet mbetën të qëndrueshme në rreth 5,000 viktima në ditë.

Rastet globale të COVID-19 tejkaluan 11 milion të premten, sipas një raporti të Reuters, duke shënuar një tjetër moment historik në përhapjen e sëmundjes që ka vrarë më shumë se gjysmë milion njerëz në shtatë muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco