Sulm me armë zjarri në qendrën tregtare/ Qëllohet në kokë 8-vjeçari dhe plagosen 3 persona të tjerë

Sulm me armë zjarri në qendrën tregtare/ Qëllohet në kokë 8-vjeçari dhe plagosen 3 persona të tjerë

17:58, 04/07/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj qytetarëve në një qendër tregtare në Albama, një djalë 8-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë kanë përfunduar në spital.

8-vjeçari Royta Giles Jr. u qëllua në kokë nga një njeri i armatosur që filloi të qëllonte brenda Riverchase Galleria, Hoover.

Djali i vogël ishte duke shkuar në pazar me familjen e tij pasditen e së premtes.

Shefi i policisë Hoover, Nick Derzis konfirmoi vdekjen e djalit të vogël të premten në mbrëmje dhe tha se një vajzë dhe dy të rritur ishin gjithashtu të shtruar në spital pas sulmit.

"Kjo është sigurisht një situatë tragjike, një fëmijë i pafajshëm ka vdekur si pasojë e një konflikti që nuk ka pasur lidhje.

Policia ende nuk ka identifikuar personat që kanë gjuajtur me armë zjarri, por janë duke për punuar për t'i gjetur.

Asnjë motiv nuk është dhënë për të shtënat, por Prokurori i Qarkut Jefferson County Danny Carr është shprehur se icidenti mund të ketë ardhur si pasojë e grindjes së disa të rinjëve të pajisur me armë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco