Del me koronavirus, e dashura e djalit të madh të Donald Trump

Del me koronavirus, e dashura e djalit të madh të Donald Trump

12:48, 04/07/2020
A+ Aa A-

Uashington -  E dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump ka rezultuar e infektuar me koronavirus, njoftuan media të premten.

Kimberly Guilfoyle, një ish-personalitet i televizionit “Fox News”,  e lidhur me Donald Trump Jr, kishte shkuar në Dakotën e Jugut për të ndjekur fjalimin e Presidentit amerikan dhe fishekzjarret e kremimit të Katër të Korrikut në Mount Rushmore. 

Guilfoyle, 51 vjeçe, u izolua menjëherë pasi zbuloi se ajo kishte virusin pas një testi rutinë të kryer ndaj kujtdo që pritej të vinte në kontakt të ngushtë me presidentin, raportoi Neë York Times.

Në një deklaratë për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: "Ajo po bëhet mirë dhe do të ritestohet për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike."

Ai shtoi: "Si një masë paraprake (ajo) do të anulojë të gjitha ngjarjet e ardhshme. Donald Trump Jr u testua i painfektuar, por si një masë paraprake është gjithashtu vetizoluar dhe po anulon të gjitha aktivitetet publike".

Guilfoyle është personi i tretë afër presidentit amerikan që del e infektuar me COVID-19, raportojnë media amerikane.

Të tjerë janë, garderobisti personal i Trump dhe sekretari e shtypit i Zv.Presidentit amerikan.

Pandemia ka marrë gati 130,000 jetë amerikane dhe një shpërthim i fundit "vë në rrezik të gjithë vendin", ka thënë eksperti i lartë i sëmundjes infektive Anthony Fauci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco