Marrëdhënie seksuale në makinë/ Pezullohen nga detyra punonjësit e OSBE pasi filmohen në trafik

Marrëdhënie seksuale në makinë/ Pezullohen nga detyra punonjësit e OSBE pasi filmohen në trafik

21:40, 03/07/2020
A+ Aa A-

Pasi u filmuan duke kryer marrëdhënie seksuale brenda automjetit zyrtar të OKB, dy punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë pezulluar nga detyra.

Skandali ka ndodhur në Izrael disa ditë më parë, ku një video 18 sekondëshe e publikuar në Twitter tregonte se një prej punonjësve të OKB qëndronte në pjesën e pasme të fuoristradës i shoqëruar nga një femër, kurse punonjësi i dytë qëndronte në vendin e shoferit, raporton Dailymial.

Ndërsa për gruan është sqaruar se nuk ishte punonjëse të Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB ka thënë se pezullimi nga detyra për dy punonjësit është vendimi i duhur për shkak të shkeljes së kodit të etikës dhe sjelljes së gabuar.

OKB dënoi këtë akt që ditën e publikimit të videos në internet, duke deklaruar se sjellja e dy nëpunësve të saj është e neveritshme dhe në kundërshtim me rregulloren e organizatës. Nuk është hera e parë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vihet në qendër të akuzave për sjelljen e punonjësve të saj.

Në të kaluarën ka pasur pretendime se paqeruajtësit e OKB kishin detyruar qindra gra në Haiti që të abortonin fëmijët pasi kishin abuzuar seksualisht me to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco