Fillimi i festimeve/ Trump viziton monumentin gjigant me rastin e pavarësisë

Fillimi i festimeve/ Trump viziton monumentin gjigant me rastin e pavarësisë

19:04, 03/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump pritet të vizitojë të mërkurën monumentin gjigant “Mount Rushmore” në Dakotën e Jugut duke shënuar fillimin e festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit, me një shfaqje patriotike me fishekzjarre para një turme prej mijëra njerëzish.

Monumenti është një skulpturë masive ku janë skalitur portretet e presidentëve amerikanë George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln, raporton VOA.

Por planet e Presidentit kanë shkaktuar polemika lidhur me rrezikun e përhapjes së koronavirusit apo ndonjë zjarri të fuqishëm si pasojë e fishekzjarreve, së bashku me protesta nga grupet indigjene.

Gjatë aktivitetit Presidenti Trump pritet të mbajë një fjalim për të cilin janë shpërndarë 7.500 bileta për ata që duan të shohin shfaqjen me fishekzjarre.

Zyrtarët lokalë thonë se nuk kanë në plan t'u kërkojnë pjesmarrësve të ruajnë distancën fizike apo të vendosin maska gjatë këtij aktiviteti. Megjithatë ata bënë të ditur se do të shpërndahen maska falas për të gjithë ata që duan një të tillë.

Në fillim të kësaj jave guvernatorja republikane e Dakotës së Jugut Kristi Noem tha për rrjetin televiziv “Fox News”, se "njerëzve që kanë shqetësime u është thënë të rrinë në shtëpi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco