Përse Macron është përballë zgjidhjeve të vështira

Përse Macron është përballë zgjidhjeve të vështira

14:39, 03/07/2020

Kryeministri francez, Edouard Philippe ka dorëzuar dorëheqjen pas tre vitesh drejtimi. Presidenti Emmanuel Macron e zëvendësoi me shpejtësi me kryebashkiakun e qendrës së djathtë, Jean Castex

Nga Lucy Williamson, BBC

Në mes të kaosit të koronavirusit, presidenti Macron foli për ‘rishpikjen’ dhe për një ‘rrugë të re’. Pak kishin dyshime se e kishte fjalën për një qeveri të re.

Edouard Philippe ishte një gjetje e mirë për zotin Macron gjatë një kësaj krize: një teknokrat nga qendra e djathtë, që shihej si një ekspert i qëndrueshëm gjatë epidemisë së koronavirusit, por ai kishte nisur të shkëlqente më shumë se presidenti- një vend i rrezikshëm për të qenë në çdo kohë, lëre pastaj në kohëra që kërkojnë ndryshim.

Zoti Macron përballet më një seri të komplikuar kërkesash. Nga njëra anë, ai kërkon të ‘rikrijojë’ veten në dy vitet e fundit të mandatit, duke projektuar një version më të butë të vetes, më të hapur për të dëgjuar dhe pranuar gabimet, më të përqendruar te çështjet e mjedisit dhe drejtësia sociale.

Nga ana tjetër, votat e qendrës së djathtë ka të ngjarë të jenë thelbësore për çdo ofertë elektorale, pas disa vitesh përpjekje të forta me reforma liberale ekonomike, një ndryshim i ashpër i stilit në skenë mund të duket më pak si ‘rishpikje’ dhe më shumë si konfuzion.

Duke premtuar që tani investime masive në shërbimin shëndetësor, i angazhuar për të ndjekur reformën e pensioneve- të paktën në një formë, dhe duke u përballur me recesionin më të keq në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore, Macron ka nevojë për dikë ku mund të mbështetet, dikë që mund të marrë përsipër situatën nëse është e nevojshme.

Kjo është ajo që bëjnë kryeministrat. Edouard Philippe theu rregullat. Teksa shkon drejt garës së ardhshme presidenciale, Macron nuk kërkon që dikush tjetër të shkëlqejë më shumë se ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco