Zuckerberg nuk zmbrapset: ‘Facebook nuk do të ndryshojë’

Zuckerberg nuk zmbrapset: ‘Facebook nuk do të ndryshojë’

12:29, 03/07/2020
A+ Aa A-

Mark Zuckerberg u ka thënë punonjësve se Facebook nuk do të ndryshojë politikat e tij mbi ‘fjalimet e urrejtjes’, pavarësisht bojktotit të shumë firmave.

Largimi i reklamave të firmave të mëdha në rrjetin social ka bërë që kompania të humb 60 miliardë dollarë dhe vetë Zuckerberg ka humbur 7 miliardë dollarë.

CEO i Facebook foli ditën e sotme me stafin, ku dhe ndau vendimin e tij.

Më shumës e 500 kompani kanë pranuar të heqin reklamat e tyre në Facebook për të parandaluar racizmin dhe postimet e mbushura me urrejtje në platformë.

“Ne nuk do të ndryshojmë politikat tona për shkak të një kërcënimi të një përqindje të vogël të të ardhurave tona,” tha Zuckerberg sipas The Information.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco