Shifrat e frikëshme të COVID-19/ OBSH: 176 mijë të infektuar vetëm dje në të gjithë botën

Shifrat e frikëshme të COVID-19/ OBSH: 176 mijë të infektuar vetëm dje në të gjithë botën

12:29, 03/07/2020
A+ Aa A-

OBSH ka publikuar shifrat për infektimet e ndodhur gjatë 24 orëve te fundit ku janë raportuar se 176 mijë raste të reja në mbarë botën një shifër pak më e ulët se rekordi i mbajtur me datë 29 qershor  me 189 mijë të infektuar.

Në datë 2 korrik janë raportuar që numri i rasteve të reja ka shkuar në  176 102 të infektuar duke e cuar numrin total në botë në 10 533 779 të infektuar që nga shpërthimi i koronavirusit të ri në Kinë.

Numër i lartë vdekjesh janë raportuar në këtë pandemi ,zyrtarisht janë 512 842 viktima.

Rritje të madhe infektimesh po njohin zonat e Amerikës Latine, SHBA,Indi dhe Azia .

Vendi me më shumë raste me COVID-19 vazhdon të jetë SHBA, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 2.616.949, e pasuar nga Brazili me 1.402.041, Rusia me 661.165 si dhe India me 604.641.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco