Jep dorëheqjen  Kryministri Francez

Jep dorëheqjen Kryministri Francez

10:51, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të qeverisë  ditën e sotme raportojnë mediat Europiane.

Largimi i tij mund të hapi rrugën e një riorganizimi të ri të qeverisë në Francë nga Presidenti Macron.

Philippe do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e një  kryeministri të ri.

Zgjedhjet e fundit në Francë dëshmuan një ulje të popullaritetit të partisë së Macron dhe një valë jeshile përfshiu votimet e fundit .

Partia e Gjelbër njohu rritje të konsiderueshme dukë marrë në dorëzim shumë prej  Bashkive të mëdha.

Edouard Philippe mund të jetë kundërshtar i rrezikshëm i presidentit Macron në garën e ardhshme për presidenciale, javët e fundit popullariteti i tij u rrit ndjeshëm ndërsa presidenti është akuzuar për një keq menaxhim të pandemisë kundër  Covid 19 .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco