‘Sjellje e papraueshme’/ Ministria e Jashtme e Francës dëgjesë me amasadorin turk për deklaratat e tij

‘Sjellje e papraueshme’/ Ministria e Jashtme e Francës dëgjesë me amasadorin turk për deklaratat e tij

21:04, 02/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e jashtme e Francës tha të enjten se kishte folur me të dërguarin e Turqisë për të hedhur poshtë pretendimet "e pasakta dhe paragjykimet" që ai bëri gjatë një seance me senatorët francezë të mërkurën.

Në seancë, ambasadori Ismail Hakki Musa akuzoi Francën se po favorizonte komandantin lindor të Libisë, Khalifa Haftar dhe tha se anijet luftarake franceze ishin agresive gjatë një incidenti me anijet luftarake turke në Mesdhe muajin e kaluar, raporton Reuters.

"Ne kemi dashur të bëjmë sqarimet e nevojshme me të në lidhje me realitetin e fakteve, mosveprimeve dhe informacioneve të pasakta dhe të njëanshme që ai solli gjatë këtij dëgjimi" tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Agnes von der Muhll në një deklaratë.

Ajo shtoi se i dërguari ishte kujtuar për "karakterin e papranueshëm të sjelljes turke".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco