Itali, rritje e lehtë e vdekjeve dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit

Itali, rritje e lehtë e vdekjeve dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit

18:00, 02/07/2020
A+ Aa A-

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 240.961 njerëz kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 201 raste të reja.

Deri tani nga këto infeksione, 34.818 vdiqën, ku sipas informacioneve, 30 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe 366 persona kanë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet, raporton Corriere Della Sera.

Aktualisht subjektet pozitive për të cilat ka siguri se kanë virusin janë 15.060.

Pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 963 persona, nga të cilët 82 në kujdesin intensiv. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco