Sekuestrohet sasia rekord e kokainës me vlerë 286 milionë dollarë gjatë periudhës së pandemisë

Sekuestrohet sasia rekord e kokainës me vlerë 286 milionë dollarë gjatë periudhës së pandemisë

17:02, 02/07/2020
A+ Aa A-

Në një operacion të përbashkët të zhvilluar të mërkurën e 1 korrikut, Kolumbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan mbi 7,5 tonë kokainë, me vlerë 286 milionë dollarë.

Deri më tani kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur që prej nisjes së pandemisë.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte e përzierë me materiale ndërtimi dhe po transportohej me anije nga qyteti kolumbian Kartagjena, në Panama, thanë autoritetet kolumbiane.

Nga informacionet, droga i përkiste organizatës kriminale “Klani i Gjirit” (Clan del Golfo) dhe kishte si destinacion grupe të tjera kriminale në Amerikën Qendrore dhe Europën.

Statistikat tregojnë se gjatë vitit 2019 prodhimi i kokainës së pastër në Kolumbi u rrit me 1,5%, duke arritur në 1 137 000 kilogramë, edhe pse sipërfaqja e mbjellë u zvogëlua ndjeshëm.

Kolumbia mbetet një prej prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë.

Grupet kriminale, rebelët e majtë dhe forca paraushtarake të ekstremit të djathtë janë të gjitha të përfshira në këtë aktivitet të jashtëligjshëm, prej të cilit sigurojnë të ardhura për të mbështetur objektivat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco