Covid-19 i merr jetën në moshë shumë të re kampionit botëror të pokerit

Covid-19 i merr jetën në moshë shumë të re kampionit botëror të pokerit

10:43, 02/07/2020
A+ Aa A-

Matteo Mutti ka ndërruan jetë në moshën 29 vjeçare për shkak të ndërlikimeve nga Covid-19.

Ai kishte fituar shumë sfida në jetën e tij pasi në gusht të vitit të kaluar kishte sfiduar lueceminë.

‘Luftoi si një luan’ janë shprehur të afërmit  e tij.

Fati u duk sikur më në fund i kishte dhënë kartat e duhura kur në janar ai gjeti një dhurues dhe iu nënshtrua një transplanti të palcës së eshtrave.

Por shpresa zgjati vetëm dy muaj derisa ai u sëmur nga Covid-19.

I famshëm për karrirën e tij të shkëlqyer në poker Matteo ishte nga Tirano ( Itali) dhe funerali i tij është organizuar ditën e djeshme në kishën famullitare të San Martino.

Fitorja e tij më e madhe ishte kur ai zuri vendin e parë në WSOP Circuit në 2016 kur mundi kundërshtarin e tij më të fortë Daniel Novak.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale ku shkruanin se ato do ta kujtojnë gjithmonë Matteon si një person të veçantë, i sjellshëm dhe shumë i respektueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco