Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Greqia rihap aeroportet rajonale dhe ato të ishujve, për fluturimet ndërkombëtare

Greqia rihap aeroportet rajonale dhe ato të ishujve, për fluturimet ndërkombëtare

09:24, 02/07/2020
A+ Aa A-

Aeroportet rajonale në të gjithë Greqinë, përfshirë ishujt kryesorë turistikë, filluan të pranojnë fluturime të drejtpërdrejta ndërkombëtare përsëri të mërkurën.

Udhëtarët ndërkombëtarë kanë arritur të fluturojnë për në Greqi që nga 15 qershori, por vetëm për në Athinë ose qytetin verior të Selanikut.

Kurse, nga 1 korriku, turistët mund të fluturojnë drejtpërdrejt në ishujt grekë dhe aeroportet e tjera në territorin e saj.

Përveç udhëtarëve nga Bashkimi Evropian me 27 vende anëtare, Greqia po lejon gjithashtu edhe ata që banojnë në 14 vende jo anëtare të BE-së, por që BE-ja i ka konsideruar shtete të sigurta lidhur me koronavirusin.

Po ashtu, po lejon të gjithë qytetarët grekë ose të diasporës greke, pavarësisht se prej nga ku nisën për fluturim si dhe shtetas të vendeve të treta që kanë qëndrim të përhershëm në Greqi ose janë anëtarë të familjeve të shtetasve evropianë si edhe një listë të gjerë të njerëzish të konsideruar si punëtorë të nevojshëm.

Megjithatë, fluturimet direkte nga Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia, janë ndaluara deri më 15 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco