Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Frika nga persekutimi kinez, edhe Australia si Britania e gatshme të presë qytetarët e Hong-Kongut

Frika nga persekutimi kinez, edhe Australia si Britania e gatshme të presë qytetarët e Hong-Kongut

09:09, 02/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Australian,Scott Morrison tha sot në një takim me kabinetin e tij qeveritar se shembullin e Britanisë së Madhe  për qytetarët e Hong-Kongut mund ta ndiqte edhe ajo.

Britania e Madhe u ka ofruar ndihmë qytetarëve të Hong-Kongut pas miratimit të ligjit sigurisë kombëtare nga shteti kinez.

Të gjitha ata që duan të largohen prej frikës dhe sanksionet që ligji përmban, Britania e Madhe do ti ofrojë vizë 5-vjecare dhe pastaj të aplikojnë për nënshtetësi Britanike.

Morrisin tha që ngjarjet në Hong-Kong janë tepër shqetësuese dhe po shqyrton mundësinë që të zbatojë të njëjtën politikë si shteti ishullor Britanik, tensionet mes Australisë dhe Kinës janë rritur ndjeshëm kohët e fundit për shkak të kërkesë që është bërë nga Australia që të nisi hetimi i thelluar ndaj burimit të koronavirusit.

Akoma nuk janë bërë të ditur çështjet specifike të propozimeve por dora e tij është e shtrirë për cilindo qytetar që largohet nga frika për jetën, cungimi i fjalës dhe mohimi i lirive dhe të drejtave të njeriut .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco