Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Tani Trump është pro maskave dhe bën humor: Me to ngjaj si Lone Ranger! Lone Ranger është personazh filmi në Teksas, në Perëndimin e vjetër, me mikun e tij indian

Tani Trump është pro maskave dhe bën humor: Me to ngjaj si Lone Ranger!

08:49, 02/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar nga politikanët për mosmbajtjen e maskës në publik, por ai i tha Blake Burman-it të “Fox Business” të mërkurën se e ka veshur një maskë në të kaluarën dhe e vetmja arsye që nuk e vë më shpesh është sepse të gjithë testohen para se ta takojnë atë.

"Unë do ta mbaj. E kam. Dua të them që njerëzit më kanë parë duke mbajtur maskë”,tha Trump kur Burman e pyeti nëse ai do të vinte maskë. "Nëse unë jam në një grup njerëzish ku nuk jemi,  siç dihet, 10 këmbë larg njeri –tjetrit, por zakonisht unë nuk jam në atë pozicion. Dhe të gjithë (rreth meje) janë të  testuar. Për shkak se unë jam Presidenti, ata bëjnë testin para se të më takojnë. ”

Pasi rezistoi gjatë pra të vënë maskë në publik, Presidenti Donald Trump tha se ai ishte për maskat e madje ai vetë me të dukej si Lone Ranger e kjo i pëlqente.

Komentet e Trump erdhën një ditë pasi ligjvënësit republikanë thanë se Presidenti duhet të mbante  maskë në publik për të dhënë një shembull të mirë për amerikanët. Mirëpo Trump ka rezistuar gjatë për ta vënë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco