Marrëveshja tregtare me Britaninë/ Merkel: Është bërë përparim ‘shumë i kufizuar’ në negociata

Marrëveshja tregtare me Britaninë/ Merkel: Është bërë përparim ‘shumë i kufizuar’ në negociata

18:35, 01/07/2020
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë bërë përparim “shumë të kufizuar” në negociatat rreth marrëdhënies së tyre në të ardhmen, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel të mërkurën, duke shtuar se ende ekziston mundësia e mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje.

“Ka përparim në bisedime, ndonëse shumë i kufizuar”, ka thënë Merkel gjatë një sesioni parlamentar pyetje-përgjigje, sipas Rel.

Gjermania ka nisur të mërkurën udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian.

“Ne jemi pajtuar me Britaninë për përshpejtim të procesit të bisedimeve, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje në vjeshtë, e cila duhet të ratifikohet në fund të këtij viti’, ka thënë ajo.

Mirëpo Gjermania dhe BE-ia “duhet të jetë të përgatitura për mundësinë e mosarritjes së një marrëveshjeje”.

Britania është larguar nga blloku evropian më 31 janar.

Periudha tranzitore, gjatë së cilës Britania mbetet brenda tregut dhe sistemit doganor të BE-së, përfundon më 31 dhjetor, andaj presioni për arritje të pajtueshmërisë për tregti të liri është në rritje e sipër.

Meqë të dyja palët shihen larg cakut, një rreth i “negociatave të intensifikuara” është planifikuar për këtë javë.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson ka thënë se marrëveshja është ende e mundshme, por Britania ka qenë e përgatitur për të gjithë skenarët.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco