Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shpërthen zemërimi/ SHBA blen gjithë furnizimin me Remdesivir

Shpërthen zemërimi/ SHBA blen gjithë furnizimin me Remdesivir

09:24, 01/07/2020
A+ Aa A-

Në botë pati zemërim pasi SHBA vendosi të blejë thuajse të gjithë stokun global me Remdesivir- një nga dy ilaçet e miratuar për të kuruar Covid-19.

Sipas Daily Mail, mbrëmë u mësua se SHBA ka blerë mbi 500 mijë doza me Remdesivir. Kjo është pak a shumë gjithë furnizimi për korrikun dhe 90 përqind i stokut për gushtin dhe shtatorin.

Ky ilaç kushton rreth 3200 dollarë për një kurë me gjashtë doza.

Ilaçi është vlerësuar si zbulimi më i rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit të ri.

Por një nga shkencëtarët kryesorë të Oksfordit, i përfshirë në testimet e ilaçit, bëri thirrje për akses të ndershëm te ky mjekim.

Profesori Peter Horby tha se kompania që ka prodhuar ilaçin është vendosur nën presion politik.

Sipas tij, lufta kundër pandemisë bazohet në dy elementë: çmimi i ndershëm i ilaçeve dhe shpërndarja e ndershme e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco